Shisha Room
Shisha room
Tirana, Albania
Prosound Sales pasi ka studiuar ambjentin, ka propozuar instalimin e produkteve Briteq, te cilat kane rezultuar zgjidhja e duhur per te plotesuar kerkesat dhe pritshmerite e klientit per ndricimin e tendes me siperfaqe rreth 280m2 me ngjyra te ndryshme.
Instalim, konfigurim
Powerpixel rgb
Per ndricimin ne menyre uniforme te te gjithe siperfaqes, ne zbatimin e projektit jane perdorur ne total 16 pajisje te modelit Powerpixel 4rgb dhe 8 rgb.
Sfida kryesore ne instalim ishte pozicionimi i pajisjeve pa nderhyre ne interiorin e ambjentit, duke siguruar qe kendi i hapjes se ndricimit te mbulonte ne menyre perfekte te gjithe siperfaqen e tendave.
10 powerpixel 8 rgb jane instaluar ne menyre lineare, ne largesi 2m njera nga tjetra per te ngjyrosur tenden me permasa 25m x 7m. 6 powerpixel 4 rgb jane instaluar me kapese te posacme ne murin e ambjentit per te ngjyrosur tenden tjeter me siperfaqe 105m2.
Duke qene se ambjenti i lokalit eshte i frekuentuar nga shume persona gjate gjithe kohes, eshte treguar kujdes i vecante ne kalimin dhe maskimin e kabujve elektrik dhe sinjaleve per te gjitha pajisjet.
Per te patur larmishmeri ngjyrash si edhe per ti dhene ambjentit nje pafundesi koloresh duke shfrytezuar pajisjet rgb eshte instaluar nje pult ndricimi i cili ofron mundesine e komandimit nepermjet WIFI. Nje menyre kjo shume efikase dhe moderne ne vazhdimesine e perdorimit te pajisjeve.
SHARE: [Sassy_Social_Share]