Hard Rock Cafe Sarandë
Hard Rock Cafe Saranda
Prosound Sales operon me bazën e saj si kompani në Tiranë, distributor i disa markave më të njohura në botë për sa i përket sistemeve audio vizuale.
Këtë herë Prosound Sales me stafin inxhinierik dhe teknik ka zbritur në zonën e jugut, në qytetin e Sarandës, për të instaluar së fundmi projektin me sisteme audio tek lokali Hard Rock Cafe, duke bashkëpunuar me arkitektët e zbatimit të instalimit për vendosjen e saktë të altoparlanteve.
Prosound Sales ka propozuar altoparlante LVX P8 (8″ inch) dhe ato LVX P10 (10″ inch) të markës së njohur Italiane, dB Technologies. Gjithashtu në një pjesë të lokalit është vendosur dhe një subwoofer SUB 612 (12″ inch) i po të njëjtës markë dB Technologies.
Pronari i Hard Rock Cafe është një adhurues i muzikës, i cili shprehet se: “Karakteristika që admiroj nga këto altoparlante është përgjigjia e tingullit në çdo pjesë të zonës, nuk të lënë hapësira boshe”.
Duke marrë parasysh planimetrine e ambientit janë instaluar:
4 x dB Technologies Speaker LVX P84
4 x dB Technologies Speaker LVX p10
1 x dB Technologies Speaker SUB 612
1 x Dbx Pa2 Processor